Vendet anëtare të Bashkimit Europian u konsultuan në Bruksel lidhur me një strategji të re për Lindjen e Mesme. Edhe pse prioriteti kryesor i momentit është situata humanitare në Rripin e Gazës, ministrat e jashtëm të bllokut janë përqëndruar edhe tek zgjidhjet afatgjata të konfliktit me qëllim arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Për këtë, kryediplomati Josep Borrell paraqiti një "strategji të detajuar", që parashikon një konferencë paqeje.