Në konfliktin ushtarak mes Izraelit dhe Iranit, Gjermania e ka të qartë rreshtimin e saj në krah të shtetit hebre. Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi Iranit të ndërpresë "menjëherë" sulmet ndaj objektivave civile në Izrael, e në të njëjtën kohë, riafirmoi qëndrimin e Berlinit se Republika Islamike "nuk duhet të zhvillojë ose të zotërojë armë bërthamore".