Top Channel/ Lindja e Mesme, G7 ngre alarmin! Liderët e vendeve më të zhvilluara dënojnë Iranin
03/10/2024 23:01

Udhëheqësit e G7-ës shprehën shqetësimin e thellë për situatën në Lindjen e Mesme dhe dënuan sulmin e drejtpërdrejtë ushtarak të Iranit kundër Izraelit, i cili sipas tyre përbën një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal. “Duhet të përfundojnë veprimet e rënda destabilizuese në të gjithë Lindjen e Mesme përmes organizatave terroriste dhe grupeve të armatosura të lidhura - duke përfshirë Houthi, Hezbollah dhe Hamas - si dhe grupe milicie të lidhura me Iranin në Irak". Ky ishte fillimi i dokumentit të ri të liderëve të G7 mbi evoluimin e situatës në Lindjen e Mesme të publikuar në mbrëmjen e së enjtes. Shtatë vendet më të fuqishme kanë shprehur hapur shqetësimin se përshkallëzimi i konfliktit rrezikon të bëhet i pakontrollueshëm nëse do të vazhdojnë sulmet për hakmarrje mes Izraelit dhe Iranit. Ndërkaq, i kanë bërë ape; Izraelit që të mos sulmojë civilët në Liban dhe të mos cenojë integritetin territorial të vendit. “Një cikël i rrezikshëm sulmesh dhe hakmarrjesh rrezikon të nxisë përshkallëzim të pakontrollueshëm në Lindjen e Mesme. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në Liban. Duhet shumë kujdes që të mos destabilizohet edhe më shumë situata mes Izraelit dhe Libanit dhe kërkojmë që të rivendoset plotësisht sovraniteti, integriteti territorial dhe stabiliteti i Libanit dhe për të kthyer qytetarët e zhvendosur në shtëpitë e tyre”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të G7-ës.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47