Giorgia Meloni, lidere e partisë Fratelli d'Italia, fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, pranoi detyrën e kryeministres së re të vendit, të besuar asaj nga presidenti Sergio Mattarella. Meloni i paraqiti kreut të shtetit edhe listën e ministrave të qeverisë së saj, e cila u pranua gjithashtu. Pas një takimi 11 minutësh me Matarelën, ajo u shpreh: “Qendra e djathtë, e bashkuar doli me emrin tim, jemi gati për sfidën që na pret”. Betimi i ekzekutivit të saj është parashikuar të mbahet nesër, në orën 10. Pamjet: AFP