Shtëpia e Bardhë e ka gati planin: Mijëra vaksina kundër lisë së majmunit do të shpërndahen në SHBA në kuadër të fushatës për të ndalur shpërthimin e sëmundjes. Zyrtarët sqaruan se po punojnë për të rritur numrin e testimeve dhe kanë zgjeruar grupin e njerëzve që këshillohen të vaksinohen.