Gjykata Kushtetuese zbardhi vendim që lë në fuqi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive që kërkonte konstatimin si antikushtetues të këtyre zgjedhjes. Në këtë vendim anëtarët e gjykatës më të lartë në vend, mbërrijnë në përfundimin se pala kërkuese Shoqata e bashkive, jo vetëm që nuk është subjekt zgjedhor, për rrjedhojë as bartëse e të drejtave kushtetuese që lidhen me këtë proces.