Kryeministri britanik Rishi Sunak vendosi ta mbyllë njërin sy përpara shkeljes së shumëdiskutuar të sekretares së brendshme Suela Braverman, duke thënë se ajo nuk do të hetohet e do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë. Braverman u kap vitin që shkoi duke ecur me makinë mbi normën e lejuar të shpejtësisë, dhe u kërkoi paskësaj zyrtarëve këshilla për një kurs privat.