Nga yjet e hoteleve, te ndalimi i zhurmave të ndërtimeve gjatë sezonit turistik dhe regjistri qendror i turizmit. Me argumentin se Shqipëria ka nevojë për më shumë standarde në një sektor që po njeh rritje të shpejtë, deputeti socialist Taulant Balla prezantoi në Komisionin për Burimet Natyrore ndryshimet e propozuara në ligjin për turizmin.