Top Channel/ Ligji për medien online, Rama: U tërhoqëm sepse situata doli jashtë kontrollit
14/11/2023 23:02

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Forumin e Medias për Europën Juglindore, ka deklaruar se pavarësisht se qeveria u tërhoq nga ligji për medien online, nuk po shohin vetërregullimin e premtuar. “Isha në dyshime të vija apo të mos vija por nuk do të ishte gjë e mirë të mos u uroja mirëseardhjen kaq shumë njerëzve që vijnë në Shqipëri për gazetarinë. Dua të ndaj me ju disa mendime rreth mbijetesës së gazetarisë dhe luftës për lirinë e fjalës. Nuk mendoj që pyetja është nëse gazetaria do të mbijetojë. Unë besoj se nëse do të vinte fundi i botës gazetaria është e fundit që do të vdesë. Ajo që është në rrezik ditët e sotme nuk është gazetaria, por e vërteta. Për shumë arsye gazetaria është bërë një përzierje e madhe mes të vërtetës dhe gënjeshtrës dhe për mendimin tim ky është një fakt. ‘Mendimet janë të lira, por faktet të shtrenjta’. Me këtë përballemi sot. Dëgjova për 21 sulme dhe kërcënime kundër gazetarëve në Shqipëri. Unë e di si fakt se çfarë do të thotë sulmi ndaj një gazetari, e di sepse e kam pësuar në lëkurë. Për shkak të rrethanave historike unë e njihja këtë luftë sepse kam qenë aty kur ishte duke u zhvilluar. Tani njoh abuzimin me të dyja. Sigurisht çdo sulm dhe kërcënim kundër gazetarëve është e neveritshme, por sa sulme bëjnë gazetarët çdo ditë ndaj njerëzve. E di që politikanët nuk janë njerëz, por ka edhe ca pjesë njeriu në çdo politikan. Jo shumë, por një dozë. Politikanët kanë familje, kanë fëmijë… Sinqerisht unë jam në solidaritet të plotë me çdo gazetar që sulmohet dhe kërcënohet. E kuptoj PSE-në, SI-në për të gjitha arsyet pse çdo organizatë e gazetarëve çohet në këmbë për të gjithë ata. Por sa shpesh qëllon që këto organizata gazetarësh çohen kundër vetes, kundër individëve në grupin e tyre që në emër të të qenurit gazetar i lejojnë vetes të jenë jashtë çdo përfytyrimi. Disa vite më parë kishim disa përballje të jashtëzakonshme për shkak të përpjekjeve të palës tonë politike për të rregulluar medien online, dhe kjo përpjekje vazhdon të më ndjekë pas si hije. Në sensin që edhe pse u tërhoqëm dhe hoqëm dorë prej saj, jo sepse kam ndryshuar mendje por sepse solli një lloj mosmarrëveshje jashtë përmasave normale që shkonte në të kundërt me atë që ne donim të rregullonim, asokohe përgjigja ishte se duhet vetërregullim. Ka kaluar ca kohë ku ne nuk kemi vetërregullim. Ka njerëz që bëjnë gazetari profesioniste dhe të tjerë që mendojnë se me të qenurit gazetar, kanë një dorë të lirë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Dhe numri i gënjeshtrave, i përhapjes së gjysmë të vërtetave është i jashtëzakonshëm. E kuptoj që politikanët duhet të veprojnë konform etikës, por si do të vihet në vend kjo anë tjetër e medaljes”, tha Rama.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39