Barazia gjinore në kinematografi mbetet një debat i hapur për kineastët në vendin tonë. Shqipëria nuk e ka një trashëgimi kulturore strukturore sa i përket grave në audiovizual. Audiovizuali është një profesion shumë i vështirë dhe nuk ka pasur politika të mirëfillta për t’ia lehtësuar jetën grave dhe vajzave në këtë sektor.