Top Channel/ Ligjërohet ChatGPT në shkollë! Udhëzuesi i ri i ministrisë i jep “OK” përdorimit
07/09/2026 19:34

Risia e vitit të ri shkollor është leja e përdorimit të inteligjencës artificiale nga mësuesit dhe nxënësit në gjithë sistemin parauniversitar. Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues për IA në shkolla me mjete si CHATGPT, GEMINI, FULL FACT, etj që duhet të mbështesë dhe jo të zëvendësojë aftësitë njerëzore. Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Top Channel, mësuesve ju jepet e drejta të hartojnë përmes inteligjencës artificiale materiale për mësimdhënien në klasë si krijimi i ushtrimeve, pyetjeve, provimeve apo edhe për vlerësimin e nxënësve në fusha të ndryshme të të nxënit, duke përfshirë lëndën e gjuhës shqipe dhe gjuhëve të huaja, matematikën deri te artet dhe edukimi fizik. IA mund të përdoret edhe për përkthimin e teksteve apo edhe për të korrigjuar gabimet gjuhësore. Udhëzuesi jep edhe shembuj kërkesash për planifikimin e një ore mësimore, me detaje mbi temën, lëndën dhe klasën. “Në një klasë, nxënësit kanë ritme, stile, interesa dhe nevoja të ndryshme të të nxënit. Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në përgatitjen e detyrave me nivele të ndryshme vështirësie, në thjeshtimin e shpjegimeve, në krijimin e ushtrimeve shtesë për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje, ose në ofrimin e sfidave më të avancuara për nxënësit që ecin më shpejt”. Udhëzuesi ka si qëllim edhe që nxënësit ta përdorin IA në mënyrë të përgjegjshme për të kërkuar informacion, për të realizuar projekte dhe për të zhvilluar kreativitetin, por sfidë mbetet rreziku i dezinformimit, varësisë digjitale, cenimit të privatësisë dhe përdorimit joetik të përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Ndaj orientohen që të kenë në fokus verifikimin e përmbajtjes të gjeneruar me IA, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rolin vendimarrës e ruan mësuesi. “Shmangia e plagjiaturës kërkon që nxënësit të mësojnë të dallojnë ndërmjet ndihmës së pranueshme dhe kopjimit. Përdorimi i IA-së për të kuptuar një koncept, për të marrë sugjerime ose për të përmirësuar një draft mund të jetë i pranueshëm, nëse nxënësi mendon, përpunon dhe krijon vetë. Por kopjimi i drejtpërdrejtë i përgjigjeve të IA-së, cënon integritetin akademik. Për të nxitur përdorimin e ndershëm, mësuesi mund t’u kërkojë nxënësve të shpjegojnë procesin e punës, jo vetëm produktin përfundimtar”. Me rëndësi vlerësohet anonimizimi, që kur mësuesi apo nxnësi përdor IA për të përgatitur materiale mësimore, duhet të heqë emrat, inicialet, fotografitë, emrin e shkollës dhe çdo detaj tjetër që mund ta bëjë personin të identifikueshëm. Ky zhvillim për Shqipërinë është bazuar në udhëzuesin e UNESCO-s për politikëbërësit në arsim,ku IA-ja trajtohet si një mundësi për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur nxënësit me nevoja të ndryshme, por vetëm nëse përdoren politika të qarta nga mësues të përgatitur dhe me masa për mbrojtjen e nxënësve. Pikëpyetja është sa gati janë shkollat shqiptare për të ligjëruar inteligjencën artificiale në mësim?

Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10