Përplasjet e Ilir Metës kur ishte president me shumicën socialiste i detyroi ata të artikulonin për herë të parë “disiplinimin” e Metës përmes një ligji organik për institucionin e presidencës. Ilir Meta ia la vendin Bajram Begajt i propozuar dhe i zgjedhur nga socialistët. Në të tilla kushte kur Bajram Begaj u zgjodh për të qenë një president normal e ndryshe nga Ilir Meta, nevoja për një ligj të tillë duhet të arkivohej. Por socialistët kanë një qasje tjetër.