Qeveria po përgatit një draft të ri për menaxhimin e mbetjeve inerte, në një kohë kur në shumë zona të vendit vijojnë të shfaqen problematika me hedhjen e pakontrolluar të dherave dhe mbetjeve nga ndërtimet. Drafti parashikon ngritjen e venddepozitimeve të posaçme në të gjithë Shqipërinë, të cilat do të shërbejnë si pika të përkohshme për grumbullimin e inertëve deri në ndërtimin e infrastrukturës rajonale për trajtimin përfundimtar të tyre.