Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Balla shprehet se përfshirja e një prej politikanëve të vendit tonë në financime ruse prek sigurinë kombëtare, ndërsa thekson se Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.