Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha sot se fati i vendit varet nga iranianët, teksa votuesit do të zgjedhin të premten presidentin e ri të vendit. Ultra-konservatori musliman Ebrahim Raisi pritet të zëvendësojnë atë që konsiderohet si lideri i moderuar aktual Hassan Rouhani, ndërsa një numër i konsiderueshëm kandidatësh janë skualifikuar. Zgjedhjet e të premtes shënohen nga gjendja e vështirë ekonomike dhe pafuqia e Hassan Rouhanit për të sjellë ekonominë e lulëzuar që premtoi, e cila u shua pas prishjes së marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të Iranit në 2015. Prandaj besohet se votuesit do të zgjedhin politikanë më radikalë, megjithse negocjatat janë aktualisht duke u zhvilluar mes Iranit e SHBA për rikrijimin e marrëveshjes së rëndësishme bërthamore.