Top Channel/ Licencimi i kanabisit dhe lojërave të fatit, zbulohet paga e anëtarëve të komisioneve
22/05/2024 18:56

Këshilli i Ministrave ka caktuar pagën për anëtarët e komisioneve shtetërore për kanabisin dhe lojërat e fatit. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë prej 25.000 lekësh për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision. Por, theksohet në vendim, nuk duhet të jenë më shumë se 12 pagesa në vit. Vendimi hyn në fuqi nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe buxheti do të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Po ashtu, janë caktuar shpërblimet për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit. Kryetari i komisionit do të paguhet masën 35.000 lekë për mbledhje, ndërsa anëtarët e komisionit 30.000 lekë për mbledhje. Pagesa do të jepet pasi të vërtetohet prezenca në procesverbal. Efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit të Licencave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Me hyrjen në fuqi të ligjit që do të lejonte bastet online, kompanitë mund të aplikojnë për të marrë licencën pranë Autoritetit ë Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Vendimi erdhi 5 vite pasi në mbarë vendin u shtri operacioni “Fundi i marrëzisë” që mbylli të gjitha sallat e basteve dhe kazinotë.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23