Top Channel/ Licencimi i kanabisit dhe lojërave të fatit, zbulohet paga e anëtarëve të komisioneve
22/05/2024 18:56

Këshilli i Ministrave ka caktuar pagën për anëtarët e komisioneve shtetërore për kanabisin dhe lojërat e fatit. Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë prej 25.000 lekësh për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision. Por, theksohet në vendim, nuk duhet të jenë më shumë se 12 pagesa në vit. Vendimi hyn në fuqi nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe buxheti do të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Po ashtu, janë caktuar shpërblimet për kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në lidhje me aktivitetin e lojërave të fatit. Kryetari i komisionit do të paguhet masën 35.000 lekë për mbledhje, ndërsa anëtarët e komisionit 30.000 lekë për mbledhje. Pagesa do të jepet pasi të vërtetohet prezenca në procesverbal. Efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit të Licencave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Me hyrjen në fuqi të ligjit që do të lejonte bastet online, kompanitë mund të aplikojnë për të marrë licencën pranë Autoritetit ë Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Vendimi erdhi 5 vite pasi në mbarë vendin u shtri operacioni “Fundi i marrëzisë” që mbylli të gjitha sallat e basteve dhe kazinotë.

Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:29
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24
Top Channel/ Protesta e studentëve, të rinjtë nisën marshimin nga Ministria e Arsimit
21/11 15:36
Top News – Porositë e Ramës për PS e Tiranës: Mos hiqni njeri nga puna se do e fitojmë kryeqytetin
21/11 15:31
Top Channel/ Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, delegatët e LSK mblidhen në Politeknik
21/11 15:14
Top News- Berat, sekuestrohen 14 pasuri / Apartamente e toka, produkt i trafikut të drogës në Europë
21/11 15:01
Top News- Në kërkim për abuzim me të mitur/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burgim
21/11 15:00
Top News- Shpërndanin kanabis në shkolla/Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, procedohet shoku
21/11 14:59
Top News- Dita e Alfabetit / Begaj-Pa gjuhë dhe pa fol shqip nuk ka atdhe
21/11 14:57
Top News – Studentët krijojnë Lëvizjen Kombëtare. Prezantohet nisma pa kryetar: Produkt i protestës
21/11 14:56
Top News-Hetimi ndaj bashkëshortit të Spiropalit. Berisha-Dëshmon përdorimin e SPAK si armë politike
21/11 14:38
Top Channel/ Studentët organizohen në Lëvizjen Studentore Kombëtare: Të pavarur, nuk kemi kryetar
21/11 14:34
Top Channel/ Rama përshëndet me dorë studentët protestues, incidenti pas mbylljes së Asamblesë
21/11 14:01
Top News-‘Do gjykojmë këdo që ndjek Veliajn’/Rama paralajmëron kryebashkiakun dhe mbështetësit e tij
21/11 13:58
Top News – ‘Rama jepe dorëheqjen’, studentët e presin pas daljes nga Asambleja e PS
21/11 13:35
Top News – Veliaj: Ishim parti zemrash, jo privilegjesh. Socialistët po zëvendësohen nga ministruca
21/11 13:27
Top Channel/ Mjeshtri i cylës dyjare në Jug/ Mane Dinaj ruan instrumentin e rrallë të Labërisë
21/11 12:38
Top Channel/ Burgjet caktojnë 23 nëntorin në Fier, avokati i Veliajt kërkon spital privat në Tiranë
21/11 12:33