ARRSH ka dhënë një njoftim zyrtar rreth situatës në aksin Përrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së dherave. Segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme pas ndërhyrjes me bypass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një zhvillim të ri. “Rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm.