"Libraria e magjepsur" shfaqja e rradhës për fëmijë e sjellë në skenën e teatrit "Zihni Sako" nga regjisorja Ledja Çeli vjen në prag të festave me mesazhin e edukimit përmes librit. Pjesa me një zhvillim dinamik dhe personazhe fëmijë të cilët po krijojnë edhe përvojë në aktrim po shfaqet çdo ditë deri në prag të Krishtlindjeve për fëmijë e të rritur, në Gjirokastër.