Për herë të parë, Elbasani krijon një bibliotekë ambulante e cila do të shkojë aty ku ka më shumë nevojë për libra. Biblioteka e Qytetit të Elbasanit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, sipas së cilës, kjo bibliotekë do t’u shërbejë me libra të paraburgosurve në paraburgimin e Elbasanit.