Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar ndaj lajmit se ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan me mandatin e Këshillit Europian për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Në bazë të këtij mandati, presidenca e KE do të nisë negociatat me Parlamentin Europian.