Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Lezhës, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri në Shëngjin, ndërsa një shpërthim me lëndë plasëse u shënua në Balldren. Rreth mesditës, pas një konflikti të çastit mes disa të rinjve në ambientet e një kompleksi në Shëngjin, është qëlluar me armë zjarri në këmbë 35-vjeçari Kristjan Gjoni. Sipas Policisë, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hetimet paraprake kanë çuar në identifikimin e dy personave të dyshuar si autorë të ngjarjes, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.