Në Lezhë kanë mbërritur materialet për zgjedhjet vendore, të cilat do të mbahen më 14 maj. Bazat materiale u morën në dorëzim nga KZAZ 12. Për Bashkinë e Lezhës garojnë dy kandidatë, Pashk Gjoni nga koalicioni Bashkë Fitojmë, dhe Pjerin Ndjeru nga Partia Socialiste.