Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve vijojnë ta mbajnë Qarkun e Lezhës në vëmendje për sa i përket rrezikut të zjarreve, ndonëse sipas vlerësimeve më të fundit niveli i rrezikut është moderuar. Të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, të përcjella përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Mbrojtjes Civile, e klasifikojnë aktualisht qarkun në zonën me rrezik të moderuar. Megjithatë, autoritetet theksojnë se periudha e gjatë e thatësirës dhe mungesa e reshjeve mbajnë ende të pranishëm rrezikun e shpërthimit të vatrave të zjarrit.