Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 18-vjeçar dhe ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Pas informacioneve të siguruara se një person lëvizte me armë zjarri, policia organizoi punën dhe në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Kockave’, te Plepat në Durrës, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 18-vjeçarit, shtetasin R.C., banues në Shakllnur, Durrës.