Një 38-vjeçar me precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit në Vlorë është arrestuar, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe granatë. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria 2”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.