Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi lëvizte i armatosur, me pistoletë gati për qitje. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe krehrin e saj me fishekë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, i riu me iniciale F. N., u kap duke lëvizur në qytet i armatosur.