Top Channel/ Lëvizje rekord në aeroportet greke, në vend të parë Selaniku!
10/09/2024 10:45

Veçse buzëqeshje shkaktojnë tek autoritete greke dhe bizneset që lidhen me turizmin shifrat mbresëlënëse të trafikut të pasagjerëve në aeroportet e vendit për shtatë muajt e fundit që parashikojnë se 2024 do të jetë një vit rekord në këtë sektor jetik.Sipas të dhënave, nga 1 Janari e deri në 31 korrik ka një rritje prej 9,5% të trafikut të pasagjerëve krahasuar me vitin e kaluar për të gjitha aeroportet e vendit ku kryhen fluturime mallrash dhe njerëzish.Në veçanti, numri i përgjithshëm i pasagjerëve në këtë periudhë arriti në 42.5 milion krahasuar me 38.8 milion në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që nuk përllogaritet ende gushti ku numri i udhëtarëve është shumë herë më i lartë se çdo muaj tjetër të vitit.Shërbimi i aviacionit thekson se “Greqia vazhdon trendin e saj pozitiv për mbërritjet ajrore ndërkombëtare këtë verë, duke e bërë vendin një nga destinacionet kryesore turistike evropiane”.Vetëm në datën 10 gusht 2024 Kontrolli i Trafikut Ajror të Shërbimit të Aviacionit Civil (CAA) shërbeu 4,944 fluturime në zonën ajrore kombëtare të vendit (F.I.R Athens) rekord i të gjitha kohërave.Për aeroportin “Eleftherios Venizelos” të kryeqytetit gjithçka tregon se ky vit po shkon drejt një rekord të ri si për trafikun e pasagjerëve që arriti në shtatë muajt e parë në mbi 17.6 milion udhëtarë , 14,6 % më shumë se 2023 , ashtu edhe për fluturimet drejt Athinës të brendshme dhe ndërkombëtare që kaluan shifrën prej 150.000.Të dhëna që shkaktojnë entusiazëm edhe për sa i përket 14 aeroporteve rajonale të gjigandit Fraport Greece që i zotëron ato. Në shtatë mujorin e parë kanë udhëtuar tek to mbi 19 milionë pasagjerë , një rritje prej 6,4% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2023 dmth 1,2 milionë pasagjerë më shumë.Në vend të parë është aeroporti “Maqedonia” i Selanikut me 4,07 milion pasagjerë dhe një rritje prej 5,2% , i ndjekur nga ai i Rodosit me 3.62 milion, i Korfuzit me 2.25 milion dhe i Haniasë në Kretë me 2.11 milion . Në lidhje me vendet që kanë trafikun më të madh të kombinuar të pasagjerëve në 14 aeroportet e Fraport Greece, Britania e Madhe mbetet vazhdimisht e para me diferencë të madhe nga e dyta Gjermania dhe e treta Italia . Pasojnë Polonia , Holanda , Franca, Danimarka, Republika Çeke, Austria dhe Suedia.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57