Letërkëmbimi mes dy personaliteteve të letrave të shekullit të kaluar Musine Kokalarit dhe Lasgush Poradecit është duke u ekspozuar në muzeun më të ri të Gjirokastrës, përgjatë fundjavës. Korrespondenca mes të dy personaliteteve që janë figura komplekse në historinë e letrave lidhen me priudhën kur Musine Kokalari jetonte dhe studionte në Romë si studente filozofie e letërsie mes viteve 1938-1940.