Top Channel/ Letra “sekrete” e Trump për JD Vance bëhet virale: Nëse vdes bëj diçka edhe më…
14/05/2026 23:16

Një letër satirike që pretendohet se i është lënë nga Donald Trump zëvendëspresidentit JD Vance në rast vdekjeje është kthyer në një nga temat më të komentuara në mediat amerikane dhe rrjetet sociale, pasi u publikua nga Daily Beast. Dokumenti u përmend fillimisht nga Sebastian Gork, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe një nga aleatët më të afërt të Trump, gjatë një interviste në podkastin “Pod Force One”. Gorka deklaroi se presidenti amerikan i kishte lënë JD Vance “udhëzime sekrete” për rastin se ai “vritej” gjatë kohës në detyrë. Edhe pse ai refuzoi të tregonte përmbajtjen e dokumentit, Daily Beast publikoi atë që e paraqiti si kopjen e plotë të letrës, e cila është shkruar në një stil ironik, provokues dhe me tone të forta satirike. Në tekst, Trump imagjinon vdekjen e tij dhe i drejtohet Vance me nofkën “JP”, duke deklaruar se nëse ai po e lexon letrën, atëherë presidenti ndodhet tashmë “në apartamentin e artë në qiell”. Më tej, letra përfshin një seri komentesh absurde dhe humoristike, ku Trump pretendon se për ta vrarë do të nevojitej “një armë bërthamore ose një peshkaqen që ha njerëz”. Një pjesë e madhe e dokumentit fokusohet në mënyrën se si Trump dëshiron të kujtohet pas vdekjes. Ai kërkon që varri i tij të vendoset në një sallë vallëzimi, të hapur për publikun kundrejt pagesës, ndërsa funerali të jetë madhështor, me avionë luftarakë, Rockettes dhe performancë muzikore nga Kid Rock. Në letër përmendet gjithashtu dëshira që biblioteka presidenciale e Trump të ndërtohet në Malin Rushmore, duke zëvendësuar presidentët ekzistues me katër versione të ndryshme të figurës së tij. Ai bën edhe komente për NATO-n, Evropën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke sugjeruar me ironi që samitet e aleancës të mbahen vetëm në resortet e tij private. Teksti përfshin gjithashtu batuta për familjen Trump. Presidenti i kërkon Vance të kujdeset për Donald Jr. dhe Eric, duke paralajmëruar që të mos u japë para shtesë, ndërsa për Barron Trump shkruan se “është bërë shumë i gjatë” dhe “i panatyrshëm”. Në fund të letrës, Trump i kërkon JD Vance të vazhdojë stilin e tij politik edhe më agresiv, duke i thënë: “Bëj diçka edhe më të çmendur”, ndërsa shton se çdo krizë duhet përdorur për të larguar vëmendjen nga problemet e tjera politike. Publikimi i dokumentit ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA. Mbështetësit e Trump e kanë cilësuar letrën si satirë politike dhe humor tipik të presidentit amerikan, ndërsa kritikët e kanë konsideruar një tjetër episod provokues që ushqen debatet politike në vend. Daily Beast nuk ka sqaruar nëse letra është autentike apo pjesë e një materiali satirik, por publikimi i saj ka marrë menjëherë vëmendje të madhe mediatike.

Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34