Tre dorëshkrime të letërsisë për fëmijë do të shohin dritën e botimit, pasi fituan projektin Fondi i Krijimtarisë Letrare për Fëmijë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. “Alfabeti i Bletës”, me autor Xhahid Bushatin. “Aventura e Bebit”, me autore Teuta Dhimarko Kasoruho dhe ‘Arinjtë dijnë të fluturojnë’ me autore Rovena Rozhani janë tre fituesit.