Në një intervistë dhënë AFP-së në shtëpinë e tij në Tiranë ne 2023-shin, Ismail Kadare rrëfente se ende vazhdonte të shkruante pa pushim, dhe po punonte për disa projekte. Romancieri dhe poeti më i njohur shqiptar rrëfente asokohe për median e njohur franceze marrëdhënien e tij të vërtetë me letërsinë.