Kryeabashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ai i Stambollit Ekrem İmamoğlu, i bashkon një fat i përbashkët. Veliaj në paraburgimin e Durrësit ndërsa İmamoğlu në atë të Silivrisë në Stamboll. Ekrem İmamoğlu i ka dërguar një letër Erion Veliajt të cilën e publikoi në rrjetet sociale për të cilën thotë se është inkurajuese nga miku im, kryetari i Bashkisë së Stambollit, të cilin e falenderoj nga zemra. Nga vendi ku ndodhem i ndaluar në burgun e Silivrisë në Stamboll, thotë në nisje të letrës Ekrem İmamoğlu e priti me kënaqësi të thellë lajmin se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë riktheu mandatin e fituar në mënyrë demokratike të Kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës.