Top Channel/ Letër ambasadave për seancën e gjyqit kundër prokurorit Ols Dado dhe transparencën
01/05/2026 15:10

Firmat ligjore Kasowitz Benson Torres LLP dhe Mishcon de Reya u kanë dorëzuar një letër zyrtare përfaqësuesve të ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, në emër Erion Veliajs, i cili ndodhet në paraburgim. Në letër kërkohet angazhimi i tyre për të monitoruar në mënyrë aktive seancën gjyqësore të datës 8 maj në Gjykatwn Administrative, si dhe kërkohet që kjo procedurë të transmetohet drejtpërdrejt. Seanca në fjalë do të trajtojë një çështje kyçe që lidhet me ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Ols Dado, i cili është prokurori kryesor në çështjen penale ndaj Kryetarit Veliaj. Në përmbajtjen e letrës, Veliaj paraqet një kontestim të detajuar ligjor, duke pretenduar se Ols Dado nuk ka përmbushur kriteret e detyrueshme të parashikuara nga legjislacioni shqiptar për ushtrimin e funksionit të prokurorit. Sipas tij, mungesa e përfundimit të Shkolla e Magjistraturës, ose mungesa e një përjashtimi të ligjshëm nga ky detyrim, e bën të pavlefshëm emërimin e tij dhe, për rrjedhojë, të gjitha veprimet e ndërmarra prej tij në këtë cilësi konsiderohen juridikisht të cenueshme që nga fillimi. Në letër, Veliaj shpreh shqetësimin se çështja mund të mbyllet mbi baza procedurale, konkretisht për mungesë të “legjitimimit”, pa u shqyrtuar në themel argumentet ligjore të paraqitura prej tij. Ai paralajmëron se një zhvillim i tillë mund të ndodhë në kushte mungese transparence, larg vëmendjes së publikut dhe të komunitetit ndërkombëtar, çka sipas tij do të ngrinte pikëpyetje serioze mbi respektimin e parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit në vend. Dokumenti ndalet gjithashtu në pasojat konkrete që, sipas Veliajt, burojnë nga emërimi i një prokurori të pakualifikuar. Ai përmend ndër të tjera paraburgimin e zgjatur pa afat të përcaktuar, kufizimet në aksesin ndaj mbrojtjes ligjore dhe materialeve provuese, si dhe masa hetimore që, sipas tij, shtrihen në mënyrë disproporcionale edhe mbi familjen dhe jetën e tij private.

Top News – ‘Të rinjtë duhet të dëgjohen’. Ambasadori i OSBE: Por dhuna nuk është rrugëzgjidhje
28/10 13:53
Top News – Aksident i tmerrshëm, përplasen trenat / Të paktën 30 viktima në Spanjë, shumë të lënduar
28/10 13:52
Top News- Transferohet taksa e qarkullimit/ Kalon te taksa vjetore, përfshihen dhe makinat elektrike
28/10 13:51
Top News – Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn/ Largohet nga Durrësi, dërgohet në Fier
28/10 13:47
Top News- TIA dhe Wizz Air inaugurojnë linjën e re. Nisin fluturimet direkt mes Tiranës dhe Palermos
28/10 13:44
Top Channel/ “Bashkohuni me ne” studentët thirrje për të shkuar te Falulteti i Drejtësisë
28/10 13:22
Top Channel/ Bora e parë zbardh Kukësin, dëbora arrin deri në 5 centimetra në zonat malore
28/10 12:55
Top Channel/ I dyshuar për vrasjen e Progës, Denis Meçe sërish në pranga, theu arrestin shtëpiak
28/10 12:49
Top Channel/ Dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë, kapet në Greqi autori i dyshuar
28/10 12:48
Top Channel/ “Duhet bashkim për lëvizje studentore”, të rinjtë thirrje: Indiferenca, armiku ynë
28/10 12:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, një grup të rinjsh mblidhet pranë ministrisë së Arsimit
28/10 12:43
Top Channel/Ndryshojnë taksat mbi naftën, qeveria planifikon heqjen e taksës së qarkullimit, por…
28/10 12:42
Top Channel/ SPAK përfundon hetimet për Ballukun, dosja me akuza për korrupsion drejt gjykatës
28/10 12:41
Top Channel/ “Dhuna nuk është zgjidhje” Ambasadori i OSBE në Shqipëri Michel Tarran për protestat
28/10 12:14
Top News – 5 akuza për 15 vepra penale. SPAK mbyll hetimet për Ballukun, dosja kalon në gjykatë
28/10 12:12
Top News – Vranë 66 vjeçarin në Sarandë. Arrestohen në Greqi pas 5 muajsh autorët e dyshuar
28/10 11:48
Top News – Ligj i ri për kriptoasetet, AMF merr në dorë licencimin, rol edhe Banka e Shqipërisë
28/10 11:46
Top Channel/ Studentët te ministria e Arsimit, efektivët e policisë të pranishëm
28/10 11:31
Top Channel/ Protestuesit dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen dy persona në Tiranë
28/10 11:09
Top News – Studentët diktuan paketën fiskale. Qeveria e pranon, bizneset paralajmërojnë largim
28/10 09:58