Bujar Leskaj ishte e vetmja votë kundër caktimit të Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së PD-së, Leskaj tha se kryedemokrati Sali Berisha ka gabuar me këtë zgjedhje. “Detyrën e ka bërë shumë mirë, por mendoj se Sali Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë për mendimin tim”, tha Leskaj, në reagim për mediat.