Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar në polici pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit. Kjo vjen pasi një grup protestuesish tentuan që të bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe kanë goditur me vezë edhe disa prej ligjvënësve që dolën pas seancës.