Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në oborrin e një punishteje produktesh mishi në Fushë-Krujë. Objekti ndodhet pranë ish-magazinave të grumbullimit. Nga shpërthimi në murin e jashtëm të punishtes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shpërthimi u konstatua vetëm mëngjesin e sotëm, kur punëtorët e punishtes kanë mbërritur në ambientet e punës dhe kanë njoftuar policinë, sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi.