Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, po pret lëvizjet e Brukselit lidhur me vijimin e negociatave me Bashkimin Europian. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e bëri të qartë se për Shkupin, i vetmi hap deri në fillimin e bisedimeve janë ndryshimet kushtetuese, për të cilat Maqedonia e Veriut ka rënë tashmë dakord.