Hendeku mes mallrave që importuam gjatë këtij viti dhe atyre të eksportuara rezultoi në 4 miliardë euro sipas INSTAT. Ekspertët mendojnë se kjo shumë e lartë eurosh që kanë dalë jashtë vendit, marrë në analizën e plotë të indikatorëve që ndikojnë në ofertën monetare, duhet të mjaftonte që leku të dobësohej, pasi më shumë valutë ka dalë jashtë.