Top Channel/ “Leka Zogu President”, grupi i Alibeajt nxjerr emrat e parë
19/05/2022 19:39

Deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt kanë propozuar 8 kandidatë për president, ku më i spikaturi është trashëgimtari i familjes mbretërore Leka Zogu. Lista me kandidatët e Presidentit të ri të propozuar nga grupi i Partisë Demokratike nuk kishte asnjë grua, por 23 deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt përgjatë 3 orëve mbledhje në selinë blu propozojnë për President diplomatë, ushtarakë, shkrimtarë, mjekë si dhe princin Leka. Kur zyrtari i lartë amerikan Philip Riker takoi Leka Zogun disa muaj më parë, lindën dyshimet se ai do të ishte kandidat për President si një nga emrat e dëshiruar nga amerikanët. Dhe sot Partia Demokratike, Leka Zogun, i cili sapo ka mbushur 40 vjeç, e propozon për President. Ky emër u propozua në mbledhjen e demokratëve nga deputetja Dhurata Cupi. Mirëpo dy kandidaturat e para preferenciale për në krye të shtetit u shfaqën emrat e ish-ambasadorit në Maqedoninë e Veriut Arben Cejku dhe ish-ambasadorit në NATO, Leonard Demi, pasuar nga emri i ish-ushtarakut Dritan Demirajt. Ish-ministri i Bujqësisë e njëkohësisht ish-zv/kryeministri Rexhep Uka si dhe mjeku Halim Kosova ishin dy emra të tjerë për president të shprehura nga Xhelal Mziu. Shkrimtari Visar Zhiti është një tjetër emër i PD që propozohet me idenë se mund të jetë presidenti i të gjithëve. Nga ana tjetër, Kreshnik Collaku emrin e Presidentit e sheh te opozita duke propozuar deputetin Dashamir Shehi. Këta 8 shqiptarë me të shkuar politike, ushtarake apo artistike deri të hënën në orën 18:00 mund të besojnë se do të jenë zëvendësues të Ilir Metës. Por cila do të jetë kandidatura përfundimtare? Emrat e shpallura sot në mbledhjen e PD do të diskutohen sërish me aleatët dhe ftesa qëndron e hapur edhe për grupin e rithemelimit të cilët nuk ishin të pranishëm gjatë diskutimit pasi e shohin procesin farsë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06