A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar, raport i paguar nga buxheti shtetit. Ky është propozimi i deputetit Erion Brace teksa diskutohej buxheti i ministrisë së shëndetësisë në komisionin e ekonomisë. Në bazë të këtij propozimi, gjatë ciklit menstrual vajzat dhe gratë duhet të marrin ditë pushimi të paguara, duke e konsideruar si një sëmundje.