Top Channel/ Legjenda e Rozafës! Shfaqja vjen premierë si operë në TKOB
20/07/2026 20:00

Legjenda e kalasë së Rozafës, një ndër gojëdhënat më interesante, që populli shqiptar e ka përcjellë brez pas brezi vjen krejt ndryshe në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një shfaqje premierë operistike. Muzika është krijuar në 1969 nga Ndoc Pistulli, por vetëm tani gjen vendin e saj në skenë. Me libret të Zef Zobrës, nën drejtimin muzikor të Gridi Krajës dhe me regji e skenografi nga Andis Gjoni, në skenë do të interpretojnë solistët, Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së. “Historitë dhe legjendat e Shkodrës, nga vij dhe vetë janë shumë të bukura dhe jam i emocionuar që vij me këtë premierë në këtë teatër ku prindërit e mi janë punuar për shumë vite. Jam i lumtur që kjo vepër, e shkruar 57 vite më parë, u zbulua dhe doli në dritë”, u shpreh regjisori Andis Gjoni. Legjenda e Rozafës që flijohet duke u varrosur në muret e kalasë së Shkodrës që kështjella të ngrihej e të mos shembej është konceptuar si një rrëfim ku besa, dashuria dhe flijimi ndërthuren në një produksion madhështor. “Nëse në çdo popull, një nga gjërat kryesore, me të cilat përfaqësohet është historia e tij, atëherë kjo është pjesë e historisë sonë dhe është po kaq e rëndësishme”, tha soprano Nina Muho. “Rozafa” e Ndoc Pistullit na kthen te tradita e muzikës shqiptare, tea jo gjuhë artistike që përfaqëson identitetin shqiptar. “Është shumë e rëndësishme që ne ta përfaqësojmë me dinjitet, për më tepër të transmetojmë gjuhën shqipe që nuk është e lehtë të këndohet në opera, në skenë do të dëgjohen dhe fjalë që ne nuk i përdorim më nga dialekti gegë”, u shpreh baritoni Armando Likaj. Kjo premierë mirëpret publikun këtë të mërkurë në mbrëmje në TKOB.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12