Top Channel/ Legalizimi për ndërtimet pa leje, përfitojnë ata me kontrata noteriale
02/09/2026 23:01

Këshilli i Ministrave miratoi, në mbledhjen e të mërkurës, propozimin për ndryshime dhe shtesa në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje. Ndryshimet e propozuara nga qeveria, dhe që mbajnë firmën e kryeministrit Edi Rama, synojnë që këto objekte të përdoren për interes publik, strehim social dhe për zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara. Projektligji është propozuar nga ministri i Brendshëm dhe ai i Ekonomisë e Inovacionit, dhe do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim. Sipas propozimeve të qeverisë, jo të gjitha ndërtimet e konfiskuara si të paligjshme do të kalojnë për përdorim nga të tretët, pasi një pjesë e tyre do të kenë sërish mundësinë e legalizimit. Një kategori objektesh me shkelje të lejes do të mund të legalizohen, kur njësitë janë në duart e blerësve me kontrata noteriale. Kur objekti ka shkelje të lejes së ndërtimit, punimet në strukturë kanë përfunduar dhe apartamentet apo njësitë posedohen ose përdoren nga palë të treta, porositës apo përfitues me kontratë noteriale me investitorin ose zhvilluesin, objekti mund të legalizohet dhe regjistrohet sipas ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Në këto raste Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do t’i kërkojë Kadastrës vijimin e legalizimit. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm për blerësit është mënyra se si njihen kontratat e tyre. Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin nr.66/2023, që prekin gjithashtu trajtimin e qytetarëve, që kanë blerë apartamente në këto ndërtime, duke parashikuar në raste të caktuara kalimin e pronësisë së njësisë dhe jo vetëm njohjen e një detyrimi financiar. Ligji aktual parashikon njohjen proporcionalisht të shumës së paguar dhe kompensimin e personit të tretë me vlerën që korrespondon me punimet e realizuara. Me ndryshimet e propozuara, autoritetet duhet të njohin dhe respektojnë kontratat e hartuara përpara noterit dhe të regjistruara në Kadastër përpara konstatimit të paligjshmërisë. Pas përfundimit dhe regjistrimit të ndërtesës, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të miratojë kalimin e pronësisë te blerësi për njësinë që i takon sipas kontratës së lidhur më parë me zhvilluesin. Ligji në fuqi e mbështet administrimin e objekteve të konfiskuara te një Komision me nëntë anëtarë, ministria përgjegjëse për pronën shtetërore dhe njësitë e zbatimit. Ndërkohë, projektligji heq Komisionin dhe njësinë e zbatimit dhe ia kalon funksionet kryesore Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Pranë Agjencisë do të ngrihet një grup pune me numër tek anëtarësh, të caktuar me urdhër të titullarit të saj, që do të administrojë objektet dhe fondin e posaçëm, do të propozojë shitjen e pasurive, do të zhvillojë ankandet dhe do të monitorojë pasuritë e dhëna në përdorim. Projektligji parashikon gjithashtu që ekspertët e jashtëm të kësaj agjencie të zgjidhen nga lista e administruar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa përzgjedhja e tyre përjashtohet nga procedurat e prokurimit publik.

Top Channel/ Shpërthim në një pallat, kryebashkiaku i Elbasanit: Një 69-vjeçar ende nuk është gjetur
04/11 17:29
Top News – Shpërthen pallati në Elbasan, një e vdekur dhe 10 të plagosur
04/11 17:09
Top Channel/ Europa feston humbjen e Trump/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
04/11 17:02
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, bie kati i pestë, tre kate pallati bashkohen me njeri tjetrin
04/11 16:43
Top Channel/ Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh!
04/11 16:40
Top Channel/ “Ishte si bombë”! Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni
04/11 16:23
Top News – ‘Vlerësohemi më lart se kurrë’. Rama për raportin e progresit, ‘po kemi ende shumë punë’
04/11 16:21
Top Channel/ Kushtetuesja “blindohet”. Pas protestave, tender 1.6 mln për alarmet kundër zjarrit
04/11 16:20
Top Channel/ Buxheti 2027, TVSH për bizneset mbi 5 mln lekë, taksë për 40 mijë apartamente bosh
04/11 16:20
Top News – Babanë nuk e vrau ariu. Policia arreston djalin e viktimës, në pranga edhe gruaja
04/11 16:19
Top News- KE publikon raportin e progresit. Shqipëria e orientuar drejt BE, por ka ende problematika
04/11 16:18
Top Channel/ Protestat shtyjnë Panairin e Librit. Zhvendoset në 24-28 dhjetor, mes festave
04/11 16:11
Top Channel/ Vlora Hyseni mbetet në arrest shtëpie. Gjykata e apelit rrëzon kërkesën për liri
04/11 16:05
Top Channel/ Marta Kos: Negociatat? Fundi i 2027. Objektiv ambicioz, por i arritshëm me reforma
04/11 16:00
Top Channel/ BE vlerëson rrugën e Shqipërisë. KE: Angazhim i vendosur për integrimin
04/11 15:57
Top Channel/ Shpërthimi shemb pallatin/ Elbasan, banorët po evakuohen me shkallën e zjarrëfikëseve
04/11 15:52
Top Channel/ Pengu i Gjergj Menës për shfaqjen e fundit, Qirici: Nuk u ankua edhe pse ishte sëmurë
04/11 15:38
Top Channel/ Shpërthim në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës
04/11 15:17
Top News – Dosja ndaj ish kreut të SHISH. Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin
04/11 15:08
Top News – Tre të arrestuar në Vlorë. Në pranga vrasës, kultivues hashashi dhe një hajdut
04/11 15:01