Top Channel/ Lazarati i kthehet traditës! Gratë e fshatit angazhohen me prodhimet tradicionale
07/09/2024 19:54

Në Lazarat endja e veshjeve prej leshi është një traditë shekullore. Banorët dikur blegtorë të njohur shfrytëzonin leshin e bagëtive për të endur në vegjë e më pas në tezgjah mbulesat e leshit, qylimat, sharkët e barinjve. Tradita u zbeh dhe dhjetëra objekte autentike të dy shekujve të fundit u shitën kryesisht në Greqi ose u bënë pjesë e koleksioneve private të kulturës materiale. Fshati pati një histori të njohur e të komplikuar, atë të kultivimit të marijuanës por që prej vitit 2014 pak shanse për të rigjetur veten. Tani banorët por rikthejnë traditat më të mira të zonës jo vetëm në emër të turizmit që po i qaset edhe Lazaratit por edhe në emër gjetjes së identitetit të zbehur. Manushaqja punon prej një jete me shtiza, grep, gjilpërë e tezghah. Ajo tregon se punimet e dorës vendosnin cilësinë e jetës së çdo familjeje. Gratë duhej të ishin mjaftueshëm të zonjat për ta përpunuar leshin që kur qethej nga delja e në vazhdim larja, shirja, tjerrja, ngjyrosja dhe endja. Është një proces shumëmi vjetër që duhej patjetër të bëhej sepse nuk ishte ky modernizim, nuk kishim as të visheshim, as të mbuloheshim. E merrnim leshin që nga delja, do ta lanim, do ta shtinim, do ta kalonim në ata krehrët e vegjël pastaj do ta tirrnim e do ta vinim këtu do ta ngjyenim e do bënim pastaj qilimin do bënim triko për fëmijët, për vete për burrat. Më parë vetëm këto përdornim pasi u modernizuam njëçik i hoqëm. Tani jemi rikthyer prapë tek traditcionalja, sidomos në dhomë me oxhak të dimrit shkojnë shumë, qilima të punuar në forë, rrugica prej leshi, në divanë hedhim lëfënjë ju themi ne, të bardhë ose me ngjyrë sipas dëshirës." Sot ky proces është kthyer në një eksperiencë turistike që shumë vizitorë të huaj dhe vendas dëshirojnë ta shohin dhe praktikojnë. Është një mënyrë për të folur për jetën e grave dhe të familjeve që merren me blegtori. Ngjyrosja e leshit është një proces shumë kreativ dhe gratë i kanë mbledhur ngjyrat nga natyra. Lorena vajza e Manushaqes që po e ndjek këtë traditë thotë se natyra ti ofron të gjitha ngjyrat dhe të lejon të eksperimentosh. Përfitimi i ngjyrës është moment shumë i bukur dhe emocional sepse ngjyrat do ti japin jetë motiveve në një qilim apo mbulesë. "Ne preferojmë që ngjyrat ti marrim nga natyra. Janë edhe pa kosto janë organike dhe të shëndetshme dhe nuk ju del boja. Të huajt kanë kuriozitet sepse është një gjë shumë e veçantë. Jo vetëm për turistët por edhe për të rinjtë kjo është një teknikë që nuk e njohin. Meqenëse mami im e ka si profesion e unë duke i qëndruar pranë kam mësuar shumë. Nëse më parë këto përdoreshin nga nevoja sot e kam vënë re që i shikojnë si vepra arti dhe vërtetë të tilla janë sepse nuk ka më vajza të reja qoftë edhe brezi im që të punojnë e të bëjnë këtë punë kolosale me kaq mund me kaq durim me kaq sakrificë, për të përfituar një qilim, një tapet." Puna në tezgjah është një prej disa aspekteve të jetës traditcionale që Lazarati po ndan me vizitorët. Gatimi, kopshtaria, piktura, gdhendja e drurit, jeta e staneve, aktivitetet e aventurës po marrin jetë në fshatin që kërkon ta mbështesë të ardhmen tek puna dhe trashëgimia shekullore. Sot Lazarati po kërkon të ndahet nga stigma shumëvjeçare e "republikës së vogël" të marijuanës ku për më shumë se një dekadë nuk hynte askush.

Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15
Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42
Top News – Grushta në parlament, Noka përballet me Ballën
22/10 10:41
Top Channel/ Protestuesit mblidhen rreth Kuvendit, policia bllokon akses kryesore
22/10 10:37
Top News – Shkodra dhe Korça i bashkohen bojkotit. Studentët dhe pedagogët lënë bosh auditorët
22/10 10:34
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53