Top Channel/Lavrov: Gati për propozime të reja mbi fundin e konfliktit!Trump: Nuk e sulmojnë NATO-n!
28/08/2026 11:28

Rusia është e gatshme të dëgjojë propozime të mundshme të reja për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për televizionin RBC. Siç raporton agjencia Interfax, Lavrov kujtoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat gjatë javëve të fundit ishin shprehur “të interesuara për zgjidhjen e krizës në Ukrainë”, duke shtuar “se duhej të kërkoheshin qasje të reja”. “Rusia është e gatshme të dëgjojë propozime të reja”, shpjegoi kreu i diplomacisë ruse. Lavrov rikujtoi fjalët e presidentit rus Vladimir Putin, sipas të cilit Rusia është gjithmonë e gatshme të negociojë, por nuk do të “shpallë asnjë armëpushim gjatë negociatave”. “Zjarri do të shuhet vetëm kur të arrihet një marrëveshje e plotë dhe afatgjatë”, theksoi ministri. Duke komentuar sulmet me dronë të Ukrainës ndaj rafinerive, magazinave dhe infrastrukturës civile ruse, Lavrov tha se Kievi po përpiqet të destabilizojë shoqërinë ruse. Sipas Lavrovit, “nuk duhet t’u dorëzohemi përpjekjeve që vetë Volodymyr Zelensky po i nxit në mënyrë aktive, me mbështetjen e evropianëve, për të destabilizuar shoqërinë tonë”. Komentet e tij erdhën ndërkohë që forcat ruse gjatë natës sulmuan në mënyrë të përsëritur rajonin ukrainas të Dnipropetrovskut, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Ndëra dronët ukrainas shënjestruan rafinerinë ruse të naftës Slavneft-Yanos në Jaroslavl, duke shktkuar të paktën dy vatra zjarri. Më herët ndërkohë, Donald Trump deklaroi nga Zyra Ovale se Vladimir Putin “nuk do të sulmojë vendet e NATO-s”. “Kam zhvilluar një bisedë të mirë me të”, tha presidenti amerikan teksa fliste me gazetarët.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46