Policia turke njoftoi se ka urdhëruar arrestimin e dhjetëra personave që akuzohen se kanë lavdëruar në rrjetet sociale dy incidentet e rënda të kësaj jave në shkollat e vendit. Në një deklaratë të saj thuhet se “janë lëshuar urdhër-arreste për 83 individë që u zbuluan se ishin përfshirë në postime dhe aktivitete të cilat i thurnin lavde në rrjetet sociale krimit dhe kriminelëve dhe që cenonin rendin publik.