Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një makinë të fundosur në Padova, Itali. Sipas Prokurorisë italiane, viktima është vrarë me armë zjarri. Sipas mediave italiane, trupi u zbulua mëngjesin e 9 shtatorit, brenda një automjeti tip Fiat Bravo, në Via del Santo. Hetimet e para mjeko-ligjore kanë evidentuar përdorimin e një arme zjarri. Për momentin, një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e një larjeje hesapesh në ambientet kriminale të lidhura me trafikun e drogës, por kjo mbetet një hipotezë që po verifikohet nga hetuesit. Karabinierët analizuan pamjet e kamerave të sigurisë së një punishteje zdrukthëtarie që ndodhet përballë vendit ku u gjet automjeti.