Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka refuzuar kthimin e gjyqtarëve serbë të dorëhequr në vitin 2022. Pas katër vjetësh, gjyqtarët dhe stafi mbështetës kishin kërkuar tërheqjen e dorëheqjeve të tyre. Megjithatë, me 9 vota pro, një kundër dhe një abstenim KGJK-ja refuzoi rikthimin e tyre në punë. Përgjatë mbledhjes së të enjtes, anëtarët arsyetuan votën e tyre kundër kthimit të gjyqtarëve të dorëhequr, e u propozua që të hapet konkursi për plotësimin e hapësirës së lënë nga ta.