Sot i jepet lamtumira e fundit ‘Mjeshtrit të Madh’, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 kanë nisur homazhet në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më pas trupi i Papingjit do të përcillet për në banesën e fundit. Të afërm, miq, kolegë e admirues të punës së tij shumëvjeçare po i bëjnë nderimet e fundit ndërsa nuk kanë munguar edhe ngushëllimet nga krerët e shtetit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar një kurorë me lule në homazhet që po kryhen për Papingjin, i cili mbylli sytë në moshën 82-vjeçare.