Top Channel/ Lamtumira e 19-vjeçares, humbi jetën në mënyrë të mistershme në Greqi
17/04/2026 23:48

Në një atmosferë të rëndë dhimbjeje, familjarë dhe miq i dhanë sot lamtumirën e fundit 19-vjeçares Myrto e cila humbi jetën në rrethana tragjike 3 ditë më parë në Argostoli të Kefalonisë . E shkatërruar nga dhimbja, nëna e saj, në ceremoninë mortore në Kishën Metropolitane të qytetit, ndërsa në kurorat me lule shkruhej “Udhëtim të mbarë engjëlli im” dhe “Të duam Myrto”. Rasti i vdekjes së 19-vjeçares me origjinë shqiptare ka tronditur jo vetëm Kefaloninë, por të gjithë opinionin publik në Greqi. Sipas hetimeve, Myrto ndodhej në një dhomë hoteli me tre të rinj, një ish peshëngritës 26 vjeç, një 23 vejcar dhe një 22 vjeçar . Sipas deponimeve paraprake ata kanë përdorur lëndë narkotike, por rreth orës katër të mëngjesit, gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm. 26-vjeçari, i arrestuar për çështjen, ka pranuar se ishte ai që bleu drogën. Në dëshminë e tij ai pretendon se mendoi se Myrto kishte pësuar krizë epileptike dhe se u përpoq ta ndihmonte. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse në dhomë u gjetën gjurmë gjaku, pasi ai thotë se vajza e kafshoi në dorë. Nga ana tjetër, 22-vjeçari pretendon se ndodhej në një dhomë tjetër nën shoqërinë e një vajze dhe u njoftua me telefon kur Myrto nuk ndihej mirë. Ai thotë se së bashku me të tjerët e nxorën jashtë për të marrë ajër dhe se nuk e braktisën, por qëndruan pranë saj deri sa mbërriti ambulanca. Megjithatë, familja e Myrtosë kërkon hetim të plotë dhe zbardhjen e çdo përgjegjësie,me ane te avokatit që ka deklaruar se pasi 19 vjeçarja është dërguar në spital pa ndjenja aty nuk ka pasur mjekë, por ata kanë ardhur kur ishte tepër vonë. Një nga pyetjet kryesore që po hetohet është sa kohë vajza qëndroi pa ndjenja dhe me spazma në dhomën e hotelit, para se të thirrej ambulanca dhe se nëse është lënë apo jo e braktisur jashtë hotelit, pasi thuhet edhe se është gjetur nga kalimtarë të cilët lajmëruan ndihmën e shpejtë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu edhe rolin e mundshëm të një 66-vjeçari nga Preveza, i cili sipas informacioneve komunikonte me Myrtonë deri në orët e para të mëngjesit dhe i kishte dërguar 220 euro. Por përveç tragjedisë, rasti ka hapur debat të fortë edhe në rrjetet sociale. Një pjesë e komenteve janë përqendruar tek pamja e jashtme e vajzës apo zgjedhjet e saj personale. Ndërsa shumë të tjerë reagojnë me zemërim ndaj kësaj logjike, duke theksuar se problemi nuk është se si vishej apo çfarë bënte një vajzë 19-vjeçare, por pse humbi jetën dhe pse një shoqëri vazhdon të merret me viktimën, në vend që të kërkojë përgjigje për atë që ndodhi.

Top News – Zjarr i madh në Gjirokastër, flakët djegin magazinat e ish-NPA
31/10 10:55
Top News – Arrestohet 30-vjeçari në Fier, dyshohet për 4 vjedhje me thyerje në biznese
31/10 10:54
Top Channel/ Kryenin vjedhje në Korçë dhe Pogradec, në pranga 2 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër
31/10 10:13
Top Channel/ Vodhi 4 biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim
31/10 09:55
Top Channel/ Zjarr masiv në Gjirokastër, ndërpritet për afro 30 minuta energjia elektrike në qytet
31/10 09:52
Top Channel/ Zjarr në një fabrikë të prodhimit të kafesë në Pogradec, nuk raportohet për të lënduar
31/10 09:49
Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve do ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44